Ledian Memushaj shënon në Serinë B, por skuadra e tij Peskara nuk fiton

schedule13:38 - 13 Prill, 2019

schedule 13:38 - 13 Prill, 2019

Ledian Memushaj ishte autor i një goli të madh në Serinë B, por skuadra e tij, Peskara, nuk arriti të fitonte. Mesfushori shqiptar po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe ka shpresë të ngjitet në Serinë A.

Do të vinte edhe dita që të shënonte përsëri. Ledian Memushaj realizoi një tjetër gol këtë sezon në Serinë B, edhe pse Peskara nuk arriti të fitonte.

Në stadiumin “Adriatiko”, publiku ishte dëshmitar i një realizimi vërtet të bukur, rrjetë që e mbylli pjesën e parë në avantazh, por nuk mjaftoi.

Pas pushimit, Peruxha arriti të barazonte 20 minuta para fundit, dhe përballoi edhe momentet kur mbeti me një lojtar më pak.

Mediat italiane theksuan se “Memushaj i dha iluzione Peskarës, por fitorja nuk u arrit”, siç titulloi “La Gazeta delo Sporti”.

“Golat personalë janë të rëndësishëm, por më shumë rëndësi ka që skuadra të fitojë, – tha mesfushori shqiptar pas ndeshjes, – kjo nuk ndodhi dhe unë nuk jam plotësisht i lumtur. Shpresoj që të mbetemi tek objektivat tona”.

Ekipi bregdetar ndodhet në vendin e pestë në renditjen e Serisë B, me 49 pikë, duke qenë ende plotësisht në garë për plej ofin, pra për të pretenduar që të ngjitet në Serinë A.

Rezultatet e fundit nuk kanë qenë shumë të mira, pasi Peskara ka pësuar 3 humbje në 5 ndeshje.

Kontributi i Memushajt, gjithsesi, ka qenë shumë i rëndësishëm pasi mesfushori shqiptar ka shërbyer 11 pasime për gol, ndërsa ka realizuar dy herë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!