Leclerc kap “pole position”-in, piloti i Ferrari do të niset i pari në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit

schedule18:22 - 28 Prill, 2023

schedule 18:22 - 28 Prill, 2023

Charles Leclerc ka “përmbysur” gjithçka dhe do të niset i pari në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, që do të zhvillohet këtë javë.

Piloti nga Monako ka regjistruar kohën më të mirë në provat zyrtare me Ferrarin e tij dhe do të ketë mundësi të niset i pari, për të provuar edhe fitoren e parë sezonale.

Menjëherë pas tij do të nisen dy makinat Red Bull, me kampionin në fuqi të botës, Max Verstappen të dytin dhe Sergio Perez të tretin. Ndërkaq, i katërti do të niset piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz, ndërsa pas tyre do të jenë Hamilton, Alonso e Norris.

Kujtojmë që ndryshe nga sa ndodh zakonisht, kualifikueset për Çmimin e Madh të Baku u zhvilluan të premten, pasi e shtuna është e rezervuar për garën Sprint, ndërsa gara zyrtare do të zhvillohet të dielën në orën 13:00. /i.m /abcnews.al

Renditja e plotë e pilotëve pas provave zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!