LeBron, një “mbret pa kurorë”/ Legjenda e basketbollit shkëlqen, por sërish humbet

schedule16:24 - 7 Dhjetor, 2024

schedule 16:24 - 7 Dhjetor, 2024

Iu përgjigj të gjitha kritikave, veçse nuk është aspak i lumtur.

Lebron Xhejms ishte i papërmbajtshëm në sfidën e Lejkërsave ndaj Atlantës në NBA.

Legjenda realizoi një tripëll dabëll të jashtëzakonshëm me 39 pikë, 10 topa në tabela e 11 asistë, por as kjo nuk mjaftoi.

“Liqenasit” humbën pas kohës shtesë 134-132, dhe kapiteni i tyre gaboi në tripikëshin e fundit që mund t’i kishte dhënë ekipit fitoren.

Jo vetëm kaq.

Lejkërsat kanë në parket një dyshe të shkëlqyer, Lebronin dhe Entoni Dejvisin që arritën një nivel që nuk ishte parë që kur luanin krah për krah Kobi Brajant e Shakill O’Nill çerek shekulli më parë, veçse sërish ishte pak.

Xhejms pranoi se nuk i mbetet shumë kohë për të luajtur basketboll, I dëshpëruar që skuadra nga Kalifornia po zbret gjithnjë e më shumë në renditje.

Lejkërsat kanë 7 humbje në 9 ndeshjet e fundit, dhe janë vetëm në vendin e

Xhejms mbetet I mrekullueshëm edhe pse mbush 40 vjeç në 30 dhjetor, dhe është I pesti në histori për tripëll dabëllat, me 119 të tillë.

Po ashtu, shpejt mund të thyejë rekordin si më i vjetri lojtar që realizon një tripëll dabëll në ligën më të fortë të botës, ndërsa vazhdon ta thellojë rekordin si shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve.

Sidoqoftë, ëndrra e tij e madhe mbetet fitorja e një tjetër titulli në NBA, të pestit në karrierë, dhe një më pak sesa rivali i tij kryesor për titullin e më të mirit në histori, Majkëll Xhordanit.

Në SHBA po spekullohet se “Mbreti i basketbollit” mund të bashkohet me Stef Kërrin te Golden Stejti, por kjo mbetet për t’u parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!