Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Lebron James nuk njeh moshë, “Mbreti” thellon rekordin personal dhe Lakers mposhtin Memphis

schedule12:11 - 28 Mars, 2024

schedule 12:11 - 28 Mars, 2024

Mosha punon kundër, por LeBron James duket se nuk do t’ia dijë. Ylli i basketbollit amerikan, për të dytën ndeshje radhazi ktheu në mëndjen e tifozëve kohët e tij të arta, duke bërë një tjetër paraqitje spektakolare. Dhe sigurisht, kur “Mbreti” është në formë, siç ndodh thuajse zakonisht, Los Angeles Lakers fitojnë.

Kështu ndodhi edhe në mbrëmjen e fundit të NBA, ku skuadra kaliforniane kaloi një transfertë të vështirë si ajo në Memphis.

Lakers imponuan diferencën prej 12 pikësh në rezultatin e përgjithëshëm 124-136.



LeBron James mbylli sfidën me tre shifra dopjo, 23 pikë, 14 topa të kapur në tabelë dhe 12 asist për shokët e skuadrës.

Për Lakers kjo ishte fitorja e pestë radhazi, ndërsa kjo është seria më e gjatë pozitive në këtë sezon të rregult të NBA. Nga ana tjetër, LeBron James vazhdon të thellojë rekordin personal si shënuesi më i mirë në historinë e basketbollit amerikan.

Por ndeshja më e madhe e mbrëmjes në NBA ishte ajo në mes Denver dhe Phoenix, që u mbyll me fitoren e madhe të Suns 104-97.

Kryesuesit e Konferencës së Perëndimit u dorëzuan në shtëpinë e tyre, të kushtëzuar nga mungesa e Jamal Murray dhe formës jo të mirë të Nicola Jokic si pasojë e një problemi fizik. Ai shënoi 22 pikë dhe dha 10 asist, por nuk arriti të evitojë humbjen e skuadrës së tij.

Triumfi i Phoeninx Suns mban emrin e Kevin Durant, autor i dy shifrave dopjo me 30 pikë dhe 13 topa të kapur në tabelë.

Me këtë humbje Denver ruan kryesimin në Konferencën e Perëndimit, por i lejon rivalëve të ngushtojnë diferencën./ h.ll/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!