LeBron James nuk mjafton, tjetër humbje për Lakers, Oklahoma fiton me diferencë

schedule16:36 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 16:36 - 1 Dhjetor, 2023

Los Angeles Lakers i kanë shtuar një tjetër humbje serisë negative në ndeshjet e fundit, duke u dorëzuar edhe përballë Oklahoma. Thunders imponuan diferencën me 23 pikë, në rezultatin e përgjithshëm 133-110.

Për Lakers nuk mjaftoi edhe një herë LeBron James. “Ylli” i skuadrës kaliforniane e mbylli ndeshjen e tij me dy shifra dopjo 21 pikë dhe 12 topa të kapur në tabelë.

Por “Lojtari i Sfidës” ishte Shai Gilgeous-Alexander. Në rolin e liderit, ai udhëhoqi suksesin e Oklahoma me 33 pikë të shënuara.

Një mbrëmje të keqe kaloi edhe Millwaukee Bucks, që u mund 120-113 nga Chicago.

“Bulls” bënë ndeshjen më të mirë të sezonit, ndërsa ndërprenë serinë negative me pesë humbje radhazi.

Nicola Vucevic ishte protagonist absolut me 29 pikë, 10 topa në tabelë dhe 6 pasime të fundit. Për “Bucks” nuk mjaftoi i zakonshmi Giannis Atentokoumpo, me dy shifra dopjo 26 pikë dhe 14 topa të kapur në tabelë.

Një fitore të rëndësishme, që e kthen në rrugën e suksesit siguroi Golden State. “Warriors” triumfuan 120-114 ndaj Los Angeles Clippers.

“Splash Brothers”, Stephen Curry dhe Klay Thompson ishin në mbrëmjen e tyre më të mirë. 26 pikë për të parin dhe 22 për tjetrin, bënë që Golden State të merrte maksimumin në këtë sfidë.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së fundit në NBA, fitore të rëndësishme siguruan Minnesota, New York Knicks, Miami dhe Portland. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!