Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lebron James dhe Dwayne Wade, dueli dy shokëve të vjetër

schedule13:13 - 11 Dhjetor, 2018

schedule 13:13 - 11 Dhjetor, 2018

Lebron James luajti duelin e fundit në basketbollin amerikan, me shokun e tij, Dwayne Wade. Dy yjet do të ndahen pasi, Wade do t’i japë fund karrierës në mbyllje të këtij sezoni.

Rrallë ka parë miq të tillë basketbolli amerikan. Lebron James e Dwayne Wade mbetën të tillë në të mirë e në të keq, ndërsa luajtën duelin e tyre të fundit. Ishte Los Angelos Lakers-Miami në “Stapels Center” dhe u fitua nga vendasit, pra nga James, me shifrat e ngushta 108-105. Lebron ia doli edhe në sfidën personale me 28 pikë, 9 topa në tabela e 12 asistë, ndaj 15 pikëve, 5 topave në tabela dhe 10 pasimeve për kosh të Wade.

Gjithsesi, këta dy emra janë shumë më tepër sesa një ndeshje basketbolli apo sesa një rivalitet. Wade dhe James ishin shokë skuadre tek Majemi për 4 vjet, duke u shpallur dy herë kampion të NBA-së. Ata luajtën krah për krah edhe në kombëtaren e Shteteve të Bashkuara, duke dalë kampionë olimpikë në 2008 e duke humbur një medalje ari në 2004.

Largimi i Lebronit për në Cleveland, ishte i papritur për Wade, që mbeti në Miami madje me rrogë më të vogël, por ai kurrë nuk i mbajti mëri shokut të tij më të famshëm. Miqësia e tyre vazhdoi edhe si kundërshtarë, me James që luajti për Cleveland duke dalë sërish kampion, dhe tani me Lakers-at.

Në moshën 36-vjeçare, Dwyane Wade ka atë që quhet “turi i tij i fundit”, pra sezoni i mbramë i karrierës së tij të shkëlqyer, gjatë së cilës doli tri herë kampion i NBA-së. James, që po mbush 34, do të vazhdojë të luajë, nuk dihet edhe për sa kohë, por padyshim në kërkim të titujve të tjerë dhe të rekordeve të basketbollit amerikan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!