Leao zbulon ngjarjen më të rëndësishme të karrierës së tij

schedule23:32 - 25 Maj, 2023

schedule 23:32 - 25 Maj, 2023

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao ka kujtuar triumfin e vitit të kaluar në Serie A.

Kujtojmë se në sezonin 2021/22, kuqezinjtë fituan Scudetton për herë të parë pas 11 vitesh. Në sezonin aktual, skuadra e Stefano Piolit arriti në mënyrë të papritur deri në gjysmëfinale të Champions.

“Trofeu im më i rëndësishëm është Scudetto me Milan. Tifozët e prisnin shumë këtë, ne e festuam me vrull atë sukses dhe asnjë fitore tjetër nuk më solli emocione të tilla. Ndjeva se kishim arritur diçka vërtet të rëndësishme. Mendoj se për momentin kjo është ngjarja më e ndritur në karrierën time”, citon fjalët e portugezit gazetari Alfredo Pedulla. /G.D abcnews.al/