Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, vazhdon të jetë një nga objektivat e Juventusit në merkato. Paraqitjet e fundit të lojtarit kanë bindur drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë dhe një nga lojtarët e tyre si pjesë të marrëveshjes.
Sipas raportimit të “Calciomercato.it”, bardhezinjtë kërkojnë një përforcim në sulm dhe deri më tani janë disa alternative, por më së shumti pëlqehet portugezi i Milanit. Juventus kërkon të përfitojë dhe nga marrëdhënia e mirë që kanë me Jorge Mendes, i cili është dhe agjenti i Leaos.
Madje ata ofrojnë dhe kartonin e Federico Bernardeschi vetëm e vetëm për të transferuar në Torino 21-vjeçari. Megjithatë, ky operacion nuk është edhe aq i lehtë, pasi në kampin milanist Leao konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të klubit dhe nuk pritet të vendoset në merkato nga drejtuesit. /abcnews.al