“Le t’i dëgjojnë të gjithë kërcitjen e takave tona”, Tayna ka një mesazh të fuqishëm për gratë

schedule13:48 - 8 Mars, 2021

schedule 13:48 - 8 Mars, 2021

Tayna ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë në këtë ditë të veçantë për ta. Në një postim të gjatë në rrjete sociale, reperja ka shkruar disa fjalë që i drejtohen çdo vajze dhe gruaje në mënyrë që të vlerësojnë dhe të mos lejojnë askënd të shkelë fuqinë dhe madhështinë që i karakterizon.

“Vlerësoje gruan nën lëkurën tënde! Atë të kujdesshmen, nënën, ëndërrimtaren, të vendosurën, të fortën ( të gjitha këto e aoma më shumë brenda teje). Prano dhe vlerëso të gjitha!

Gjej kohë për mirëqenie, për pasion, për dashuri. Ndiq ëndrrat e tua dhe mos lejo që asgjë të të ndalojë! Respekto të gjithë fuqitë e tua si grua dhe vlerat që ke! Mos dëgjo fjalët e të tjerëve që mundohen të të ulin madhështinë nga intimidimi që ju krijohet vetëm nga prezenca jote.

Ji krenare me të gjitha gjërat q të bëjnë ty…ty. Ajo grua e mrekullueshme je TI. Urime dita jote! Bota ka qenë gjithmonë nën këmbët e tua dhe do vazhdojë të jetë. Le t’i dëgjojnë të gjithë kërcitjet e takave tona.”, shprehet Tayna. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!