Mouricio Pochettino me shumë gjasa po luan ndeshjet e fundit të tij në krye të skuadrës së PSG, pasi bashkëpunimi mes palëve prite të ndërpritet në fund të këtij sezoni, dhe eliminimi nga Champions League duket se ka vendosur pikat mbi “i” për argjentinasin.
Një sërë emrash janë folur për të marrë drejtimin e skuadrës franceze, por ish-trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, pritet të jetë timonieri i ri i parizienëve.
Sipas “Le Parisien” raportohet se 49-vjeçari francez pritet të marrë frenat e PSG-së në fund të këtij sezoni për të ndërtuar më pas skuadrën për sezonin e ri, ku sigurisht Champions League pritet të jetë synimi kryesorë i tyre. Kujtojmë se Zidane është i lirë nga viti i kaluar kur u largua nga Real Madridi, skuadër me të cilën e fitoi tri herë Champions League. /f.a/abcnews.al