Le Graet kërkon falje: Ishte një keqkuptim, kam konsideratë të madhe për Zidane

schedule12:02 - 9 Janar, 2023

schedule 12:02 - 9 Janar, 2023

“Zidane mund të shkojë ku të dojë, nëse do të më kishte telefonuar nuk do të përgjigjesha”, kanë qenë fjalët e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, Noel Graet, të cilat kanë shkaktuar shumë diskutime në orët e fundit dhe kanë detyruar vetë atë të sqarohet dhe t’i kërkojë falje teknikut francez Zidane.

“Unë do të doja të kërkoja falje për këto deklarata që absolutisht nuk pasqyrojnë mendimin tim, as konsideratën time për Zidane. Ishin komente të sikletshme që krijuan një keqkuptim”, është shprehur numri një i federatës.

Reagimet ishin të mëdha pas kësaj deklarate të presidentit të FFF, me Mbappe, Ribery, Real Madrid, Benzema etj, të cilët nuk u kursyen të japin mendimet e tyre në lidhje me këtë çështje./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!