Le Graet dha dorëheqjen, zgjidhet presidenti i përkohshëm për Federatën Franceze të Futbollit

schedule12:50 - 28 Shkurt, 2023

schedule 12:50 - 28 Shkurt, 2023

Pas dorëheqjes së Noel Le Graet nga posti i presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, zëvendëspresidenti i tij, Phillippe Diallo është zgjedhur përkohësisht në postin e presidentit.

Ai do ta mbajë këtë detyrë të paktën deri në qershor, atëherë kur do të votohet asambleja federale.

Le Graet ishte nën hetim për akuzat e ngacmimit seksual ndaj një agjenteje të futbollit e cila e bëri të ditur këtë gjë gjatë një interviste.

Ish-presidenti gjithashtu u sulmua nga shumë yje të futbollit botëror kur ai mohoi dhe nënvlerësoi Zidane për postin e trajnerit të kombëtares së Francës./ h.ll/abcnews.al