Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë zyrtare kandidimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë për media u shpreh se Avdullah Hoti do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër.
“Avdullah Hoti do të jetë kandidat i yni për kryeministër edhe në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi ai para mediave.
Mustafa po ashtu gjatë konferencës ka përgëzoi punën e qeverisë aktuale, duke thënë se qeverisja nga Hoti duhet të vazhdohet. Hoti aktualisht është kryeministër në detyrë i Kosovës, LDK kishte vendosur që ai të jetë në këtë pozitë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti. /abcnews.al/


