Kryeredaktori Lavdim Hamidi komentoi për ‘Ballkan Update’ situatën e fundit politike në Kosovë.
Kuvendi i Kosovës u konstituua ditën e sotme me zgjedhjen e nënkryetarit nga pakica serbe. Sipas Hamidit vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në dhjetor ose në fillim të vitit, dhe se LDK nuk do të bëjë koalicion me Kurtin për shkak të garës së balotazhit.
” Kryeministri Kurti ka 15 ditë afat për të siguruar 61 vota, ku në bazë të zgjedhjeve nuk i ka. Nuk ka gadishmëri nga partitë për koalicion. Kurti nuk ka interes për koalicion me partitë e vogla sepse për pak muaj do të kemi zgjedhjen e presidentit. Nuk besoj se do të ketë koalicion mes VetëVendosjes dhe LDK. Pas zgjedhjeve të fundit është gara e balotazhit. Kjo do ta dëmtonte LDK, unë besoj do të ketë zgjedhje të reja në dhjetor ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Mendoj se LDK nuk bën koalicion sepse gara e balotazhit do ti humbte kuomunat në vend. Priten zgjedjet nëse do të ketë afrim mes palëve ose qeveri të opozitës.” / abcnews.al /

