LDK goditje të fortë, Avdullah Hoti: Marr përgjegjësinë e rezultatit

schedule23:43 - 14 Shkurt, 2021

schedule 23:43 - 14 Shkurt, 2021

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se merr përgjegjësinë e humbjes së thellë të partisë së tij.

LDK, ka marrë deri më tani 13,33 për qind në nivel qendror, duke u bërë kështu forcë e tretë.

“Para jush, e marr përgjegjësinë e plotë për rezultatet. Në ditët në vijim do të diskutoj me organet e LDK-së për përgjegjësinë time në këto zgjedhje”, ka deklaruar Hoti.

“Pres që KQZ-ja të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t’i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit”, ka thënë ndër të tjera ai.

Megjithatë, Hotin e mbrojti më herët kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se ai ka bërë një punë të shkëlqyer përgjatë fushatës. g.v/abcnews.al