Futbolli luhet për të fituar, por edhe për të lumturuar tifozët. Maurizio Sarri është zgjedhur trajneri i ri i Lazios dhe ndihet mirë që tifozët janë rikthyer në stadiume.
62-vjeçari ka folur për kanalin zyrtar të klubit bardhekaltër rreth tifozëve, duke shprehur gjithë kënaqësinë e tij në lidhje me praninë e tyre afër skuadrës së zemrës.
“Për mua ishte e rëndësishme të shihja tifozë afër skuadrës, ishte diçka shumë e bukur. Muajt e fundit si trajner i zhvillova pa praninë e publikut, di të them që ishte shumë e trishtë.
Ne punojmë gjatë gjithë javës për të fituar ndeshjet, por edhe për të zbavitur tifozët tanë dhe ata që na mbështesin. M’iu rikthye entuziazmi tani që kam parë sërish tifozë në ndeshje“, deklaroi Sarri. /abcnews.al