Objektivi për mesfushën e Lazios quhet Jorginho. Mesfushori i Arsenalit është më shumë se një ide për skuadrën kryeqytetase që dëshiron t’i japë Maurizio Sarrit një oirganizator për sezonin e ardhshëm.
Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, pengesa përfaqësohet nga paga që lojtari italian merrë, 6.5 milionë euro në sezon.
Zgjidhja mund të jetë ofrimi i një shifre më të ulët, jo më shumë se 4 milionë euro, me një kohëzgjatje më të gjatë të kontrate./h.ll/abcnews.al