Lazerat e përdorur ndaj lojtarëve të Egjiptit në “Play-Off”-in e Botërorit, FIFA nuk fal Senagalin

schedule16:30 - 2 Maj, 2022

schedule 16:30 - 2 Maj, 2022

Egjipti u eliminua nga Botërori “Katar 2022” në “Play-Off” nga Senegali, pasi “ruleta ruse” i buzëqeshi kombëtares së Sadio Manes.

Një ndeshje që tek ekzekutimi i penalltive, ndodhi një episod që më pas u diskutua gjatë nëpër media, pasi në momentin që lojtarët e Egjiptit bëheshin gati për të goditur penalltinë ata “verboheshin” nga lazerat e përdorura nga tifozeria e Senegalit.

Akuza të ashpra pasuan ndeshjen, me Federatën Egjiptiane të Futbollit që pretendoi se ndaj lojtarëve të saj kishte një “party lazerash”, shishe dhe gurë në drejtim të futbollistëve egjiptianë.

Jo vetëm kaq, pasi “Faraonët” u ankuan se autobusi i tyre u sulmua me mjete të forta nga tifozët e egërsuar vendas ndërkohë që po udhëtonin drejt stadiumit. Përveç gjobës së majme, Senegali do të luajë edhe një sfidë me dyer të mbyllura. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!