Lavrov: Zgjidhje politike në Ukrainë vetëm nëse Perëndimi ndalon furnizimin me armë

schedule11:03 - 30 Maj, 2024

schedule 11:03 - 30 Maj, 2024

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov beson se teorikisht mund të gjendet një zgjidhje politike në Ukrainë, nëse Perëndimi ndalon furnizimin me armë.

I intervistuar nga agjencia Ria Novosti për mundësinë e përshpejtimit të procesit të zgjidhjes politike të konfliktit ukrainas, ministri tha se “në teori po”.

“Për ta bërë këtë, është e nevojshme që Perëndimi të ndalojë furnizimin me armë në Ukrainë dhe që Kievi të ndalojë armiqësitë.

Sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më shpejt do të fillojë një zgjidhje politike,” theksoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!