Lavrov takon separatistët e mbështetur nga Rusia

schedule12:29 - 25 Shkurt, 2022

schedule 12:29 - 25 Shkurt, 2022

Lavrov është takuar me përfaqësuesit e dy rajoneve në lindje të Ukrainës që udhëhiqen nga separatistët e mbështetur nga Rusia, sipas një video të publikuar në Twitter.

Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut  ndodhen në lindje të Ukrainës. Vendimi i Putinit për t’i njohur ato si shtete të pavarura erdhi disa ditë përpara pushtimit të plotë të Ukrainës.

Në një deklaratë ditën e sotme, Sergei Lavrov tha se  Ukraina tani duhet të zgjedhë të ardhmen e saj. Ai vuri në pikëpyetje stabilitetin e shtetit ukrainas  dhe akuzoi vendet perëndimore për militarizimin e qëllimshëm të vendit.

Lavrov u tha gazetarëve se populli ukrainas ka tani mundësinë për të “zgjedhur të ardhmen e tyre”.

/abcnews.al