Lavrov: SHBA-të po e përdorin Ukrainën siç e përdori dikur Hitleri Europën për të sulmuar BRSS

schedule14:36 - 3 Tetor, 2022

schedule 14:36 - 3 Tetor, 2022

Shtetet e Bashkuara e kanë kthyer Ukrainën në një instrument të luftës së Perëndimit kundër Rusisë, ashtu siç dikur Adolf Hitleri armatosi vendet e Europës për të sulmuar Bashkimin Sovjetik,” tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Sot, Shtetet e Bashkuara kanë nënshtruar pothuajse të gjithë Perëndimin dhe po e mobilizojnë kundër Rusisë, duke përdorur Ukrainën si instrument. Ashtu siç veproi dikur Hitleri, i cili armatosi shumicën e vendeve europiane për të sulmuar Bashkimin Sovjetik ,” tha Lavrov, duke folur në Dumën e Shtetit gjatë ratifikimit të marrëveshjeve për aneksimin e Donbass, Kherson dhe Zaporizhia.

“Ashtu si atëherë, planet e sotme nuk do të realizohen,” shtoi ministri rus.

Në të njëjtën kohë, ai tha se Rusia, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, nuk reagon ndaj historive dhe kërcënimeve imagjinare, por mbron kufijtë dhe popullin e saj.

“Ne nuk reagojmë ndaj kërcënimeve imagjinare. Ne po mbrojmë kufijtë tanë, atdheun tonë,  popullin nga gjenocidi i vërtetë, i cili u organizua nga pasardhësitnazistë që shkuan për t’u shërbyer bosave jashtë vendit “, tha Lavrov.

/abcnews.al