Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara kanë formuar një koalicion me vendet europiane për të zgjidhur “çështjen ruse” në të njëjtën mënyrë që Adolf Hitleri kërkoi një zgjidhje përfundimtare për të shfarosur hebrenjtë.
Lavrov, i cili shkaktoi zemërim ndërkombëtar vitin e kaluar me komentet për Hitlerin, tha në një konferencë për shtyp se Uashingtoni po përdorte të njëjtat taktika si Napoleoni dhe nazistët në përpjekjen për të nënshtruar Europën për të shkatërruar Rusinë.
“Ashtu si Hitleri donte një ‘zgjidhje përfundimtare’ për çështjen e hebrenjëve, për politikanët perëndimorë Rusia duhet të pësojë të njejtën disfatë strategjike,” tha diplomati rus.
“Zgjidhja përfundimtare” ishte plani i Holokaustit të Hitlerit, i cili çoi në vrasjen e 6 milionë hebrenjve, si dhe anëtarëve të pakicave të tjera.
Lavrov ka shkaktuar zemërim në të kaluarën me komentet për Hitlerin. Vitin e kaluar ai tha se lideri nazist kishte “gjak hebre”, duke shkaktuar protesta të shumta në Izrael.
/abcnews.al