Lavrov: Rusia nuk dëshiron luftë me Ukrainën

schedule13:56 - 28 Janar, 2022

schedule 13:56 - 28 Janar, 2022

Kreu i diplomacisë ruse deklaroi sot se vendi kërkon diplomaci dhe jo luftë, pas thirrjes së SHBA-së  drejtuar Moskës që të mos pushtojë Ukrainën dhe të përpiqet që të dialogojë me Ukrainën.

“Për shumë dekada ne kemi zgjedhur rrugën e diplomacisë,” tha Sergei Lavrov në një intervistë.

“Ne duhet të punojmë me të gjithë, ky është fillimi ynë. “Për sa kohë që varet nga Rusia, nuk do të ketë luftë. Ne nuk duam luftë. “Por ne nuk do të lejojmë që ata të shkelin të drejtat tona”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm rus vlerëson se vendosja e sanksioneve të reja ndaj Rusisë do të shkaktonte një “përçarje” mes Moskës dhe Perëndimit, pasi europianët dhe amerikanët kanë deklaruar se po përgatiten të vendosin sanksione në rast të një sulmi ndaj Ukrainës.

Kremlini ka mohuar çdo akuzë se po përpiqet të pushtojë vendin, por nga ana tjetër ka deklaruar se ndihet i kërcënuar nga zgjerimi i NATO-s gjatë 20 viteve të fundit dhe nga mbështetja e Perëndimit për Ukrainën.

Rreth 112,000 ushtarë rusë dhe 18,000 anëtarë të Forcave Detare dhe Ajrore janë vendosur aktualisht në një rreze prej 200 kilometrash nga kufiri ukrainas.

/abcnews.al