Lavrov: Rusia ka nisur dërgimin e drithërave në Afrikë

schedule15:29 - 1 Shtator, 2023

schedule 15:29 - 1 Shtator, 2023

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov ka bërë të ditur se tashmë ka filluar “puna praktike” për furnizimin me drithëra ruse në gjashtë vende afrikane.

Në një ngjarje të organizuar në Moskë, Lavrov tha se Burkina Faso, Republika e Afrikës Qendrore, Eritrea, Mali, Somalia dhe Zimbabve në muajt në vijim do të marrin nga 50 mijë tonë drithëra pa pagesë.

Ai tha se Rusia gjithashtu do të paguajë shpenzimet përkatëse.

Duke folur për Ukrainën, ministri rus tha se Arabia Saudite e informoi Moskën se takimi që u zhvillua më 5 dhe 6 gusht në Xheda ishte organizuar për t’u “përcjellë pjesëmarrësve perëndimorë dhe vetë Ukrainës idenë” se zgjidhja e paqes midis Moskës dhe Kievit nuk mund të vazhdojë përpara pa pjesëmarrjen e Rusisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!