Lavrov: Populli ukrainas do të çlirohet nga neonazistët, meriton të jetojë në paqe pranë vëllezërve të tyre

schedule12:19 - 26 Nëntor, 2022

schedule 12:19 - 26 Nëntor, 2022

Populli i Ukrainës meriton të jetojë në paqe pranë vëllezërve të tyre sllavë, tha në një deklaratë ditën e sotme,  ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Populli ukrainas do të çlirohet nga sundimtarët neonazistë, ai meriton të jetojë në paqe dhe prosperitet pranë vëllezërve të tyre sllavë”, tha Lavrov.

Sipas tij, ndryshimet që çuan në situatën aktuale në Ukrainë nuk ndodhën “pa ndikimin e forcave të jashtme”.

“Nazizmi është bërë teoria dhe praktika që karakterizon qeverinë aktuale të Ukrainës,” shtoi Lavrov.

Rikujtojmë se Vladimir Putin, në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, e quajti si detyrë “të mbrojë njerëzit që i janë nënshtruar frikës dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit për tetë vite”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!