Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se planet e vendeve perëndimore për të izoluar Rusinë kanë dështuar.
“Në kontekstin e rritjes së mirëkuptimit të ndërsjellë me vendet e Lindjes dhe Jugut të botës në lidhje me imazhin e së ardhmes, duket logjike që planet e pakicës perëndimore për të izoluar Rusinë, për të krijuar një lloj “kordon sanitar” përreth, dështuan”, tha ministri në Dumën e Shtetit, dhoma e ulët e Parlamentit.
“Vetë nismëtarët e nismave anti-ruse janë të detyruar ta pranojnë këtë, megjithëse është e qartë se ata janë larg nga shterrimi i potencialit për armiqësi dhe do të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi ne dhe aleatët tanë, duke përdorur jo vetëm regjimin e Kievit për këtë, por një arsenal të madh mjetesh luftarake hibride në ekonomi, financë, hapësirë informacioni, kulturë, sport – të gjitha këto i shohim çdo ditë”, theksoi Lavrov./abcnews.al