Perëndimi do të ndërtojë një Afganistan të dytë në Ukrainë, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një deklaratë gjatë vizitës së tij në Kinë.
“Ata që u përpoqën ta bëjnë Afganistanin qendrën e politikës botërore tani po përpiqen ta zëvendësojnë atë me Ukrainën,” tha Lavrov.
Pas takimit me ministrin e Jashtëm iranian, Lavrov tha se Rusia së bashku me Iranin, do të ndërmarrin hapat të nevojshëm për të bërë të mundur anashkalimin e sanksioneve të paligjshme sipas tij të SHBA-ve dhe Perëndimit kundër Rusisë.
“Një nga mjetet e politikës së papranueshme perëndimore janë mekanizmat e sanksioneve të njëanshme të paligjshme. Përmes marrëdhënieve tona me Iranin dhe partnerët tanë të tjerë të ngushtë, ne do të kërkojmë të dënojmë këtë fenomen të papranueshëm në diskutimet ndërkombëtare dhe të zhvillojmë hapa praktikë që do të na lejojnë t’i anashkalojmë këto veprime të paligjshme “, tha Lavrov, sipas RIA Novosti./abcnews.al/

