Lavrov: Perëndimi nuk dëshiron që lufta të përfundojë, ka interesa në Ukrainë

schedule15:19 - 29 Mars, 2023

schedule 15:19 - 29 Mars, 2023

Sergei Lavrov ka akuzuar aleatët se nuk duan t’i japin fund armiqësive në Ukrainë.

I fundit që vërtetoi se Perëndimi nuk dëshiron që lufta të përfundojë është Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili ditët e fundit tha se një armëpushim do të ishte në interes të Federatës Ruse dhe kjo nuk mund të lejohet.

Është e vështirë për mua të them se në çfarë bazohet një analizë kaq e cekët”, tha ministri i Jashtëm rus.

“I vetmi supozim që ne mund të bëjmë është se Perëndimi nuk dëshiron ta ndalë këtë luftë, pasi ka interesat e veta gjeopolitike. Para së gjithash, dëshiron të eliminojë një tjetër konkurrent në skenën botërore”, vazhdoi Lavrov.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!