Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama është shprehur se pjesë e diskutimeve ishte edhe situata në Ballkan.
Në fjalën e tij diplomati rus ka deklaruar se e rëndësishme për Rusinë është arritja e një marrëveshje Kosovë- Serbi dhe se ajo do të nxisë këtë dialog që të arrihet drejt një përfundimi.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2256707697967296/
Ne konfirmojmë angazhimin e Rusisë në luftën kundër terrorizimit. Në përvjetorin e luftës së dytë botërore është e rëndësishme t’i japim fund përpjekjeve për të nxitur neonazizmin në Europë. Shqipëria e shikon si përparësinë e saj vendosjen e paqes dhe ne do të mbështesim një gjë të tillë. Kjo është pjesë e misionit të posaçëm në Ukrainë. Ne folëm me hollësi për Ballkanin. Kemi për qëllim të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne do donin që çështja e Kosovës të zgjidhet. Palët duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe. Ne do të vazhdojmë lidhjet humanitare dhe njerëzore me Shqipërisë.