“Lavrov nuk arriti ta quajë fitore takimin e OSBE-së”, analisti: Mesazhi ishte i qartë, Rusia ndodhet në izolim total

schedule16:22 - 30 Nëntor, 2023

schedule 16:22 - 30 Nëntor, 2023

Analisti Xhelal Neziri theksoi se Rusia nuk arriti që ta quajë takimin e OSBE-së si një fitore të madhe të saj në një kohë kur përballet me sanksione për shkak të luftës në Ukrainë. Në një intervistë për emisionin “Ballkan Update”, ai tha se mesazhi për Rusinë ishte i qartë, që ndodhet në izolim total nga Perëndimi.

“Ashtu siç pritej ku takim ministror i OSBE-së kaloi në tensione të cilat janë prodhim i gjendjes apo klimës aktuale gjeopolitike. Vetë fakti se konfirmimi i ardhjes së delegacionit rus në këtë takim, prodhoi ato tensionet e para pasi vendet baltike refuzuan që të marrin pjesë në këtë takim ndërkohë që pati reagime edhe nga shtete të tjera, për shkak se në takimin paraprak ministror që u mbajt në Poloni nuk u ftua Rusia. Por tani që mori pjesë mendoj se iu dha një mesazh dhe porosi e fuqishme dhe nga SHBA dhe BE se agresioni rus në Ukrainë është i papranueshëm. Ai nuk arriti të marrë pjesë në darkën e përbashkët të organizuar mbrëmë ku ishin të pranishëm edhe Blinken dhe Borrell, lëshoi rastin për të cilin kishte shpresuar se do ta materializojë edhe për përdorim të brendshëm në Rusi se ja megjithatë Rusia ka arritur të shpërthejë atë izolim ndërkombëtar që i ka ndodhur pas agresionit rus në Ukrainë.

Pra, këtë nuk arriti ta bëjë ndërkohë që sot në momentin kur futej në sallën ku mbahej takimi ministror gati askush u përshëndet me atë. Pra refuzuan erdhe t’i japin dorën, me përjashtim të ministrit të San Marinos për shkak se ishin krah më krah. U izolua edhe gjatë kohës që mbajti fjalimin e tij në këtë takim, ku pjesa më e madhe e ministrave dolën nga salla. Nuk dëgjuan as argumentet e Rusisë lidhur me sigurinë evropiane, me ardhmërinë e OSBE-së dhe probleme të tjera gjeopolitike. Ndaj ky mesazh ishte më se i qartë se Rusia po gjendet në një izolim total nga të gjithë vendet evropiane, SHBA-të, por edhe nga shtete të tjera jashtë strukturave të BE dhe NATO-s. Atë porosi që duhej ta merrte e mori, me rëndësi është se ai nuk arriti që këtë takim ta materializojë si një fitore e madhe e Rusisë për shkak se paraprakisht rikujtojmë opinionin, ai paraprakisht arriti që të marrë një lloj kompromisi nga të gjitha 57 anëtarët e OSBE që të mos mundësojë që Estonia, një vend anëtar i BE-së dhe NATO-s të mos marrë kryesimin e radhës në OSBE.”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!