Lavrov: Një “perde e re e hekurt” po vendoset mes Rusisë dhe Perëndimit

schedule03:55 - 1 Korrik, 2022

schedule 03:55 - 1 Korrik, 2022

Ministri i Jashtëm i Rusisë  ka thënë se një “perde e re e hekurt” po vendoset mes Rusisë dhe Perëndimit.

“Praktikisht tashmë po vendoset. Le të sillen me kujdes”, tha Sergej Lavrov për vendet perëndimore gjatë një konference për shtyp.

Termi “perde e hekurt” përdoret për të përshkruar kufijtë politikë që ndanë kontinentin evropian në vitet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë në 1991, kur u përballën Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara. /abcnews.al