Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov protet që në fund të tetorit të zhvillojë një vizitë në Serbi.
Mediat vendase bëjnë me dije se pritet që shefi i diplomacisë së jashtme ruse me 28-29 tetor do të udhëtojë në Serbi, ku pritet që të zhvillojë me udhëheqësin serb, takim përgjatë të cilit pritet të flitet për çështjen e Kosovës, deklaroi të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
“Më 28-29 tetor, do të zhvillohet një vizitë e Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në Serbi,” tha ajo.
Ndër të tjera diplomati nënvizoi se pritet të takohen çështjet e bashkëpunimit ruso-serb, si dhe një shkëmbim mendimesh mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe çështjen e Kosovës.
Ditë më parë, diplomatë rusë u shprehën se Ministria e Mbrojtjes do hapë zyre në Serbi, gjë kjo e cila do ia lejojë Rusisë që të ketë kontroll mbi divizionet ushtarake serbe, të cilat shfrytëzojnë armatim rus./abcnews.al