Lavrov: Marrëdhëniet me Perëndimin nuk do të jenë kurrë si më parë

schedule10:53 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 10:53 - 1 Dhjetor, 2022

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit nuk do të rivendosen pas luftës, tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp mbi sigurinë europiane.

Është e qartë se edhe nëse në një moment fqinjët tanë perëndimorë dhe ish-partnerët tanë befas interesohen për të rivendosur në një farë mënyrë marrëdhëniet me Rusinë për sigurinë europiane, nuk do të ndodhë diçka e tillë. Sepse do të ishte e njejta gjë si më përpara.

Por nuk do të kemi të njejtat marrëdhënie si zakonisht me Perëndimin, i cili po kërkon vazhdimisht të krijojë përçarje,” theksoi ministri i Jashtëm rus.

Veprimet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) sot na japin mundësinë të pyesim veten se cilat do të jenë marrëdhëniet midis kësaj organizate dhe Moskës, theksoi Lavrov.

Kur Perëndimi të kuptojë se është më mirë të bashkëjetojmë në bazë të asaj që është rënë dakord tashmë, Moska do të dëgjojë propozimet e tij.

OSBE-ja u krijua për të zbutur marrëdhëniet midis Lindjes dhe Perëndimit, por kursi i dominimit të Perëndimit e ka penguar këtë, shtoi kreu i diplomacisë ruse.

Lavrov më pas akuzoi përsëri SHBA-në për “ndikimin” e tyre në Europë kundër Rusisë, duke thënë se “Europa po vrapon pas SHBA-së dhe dëshirës së saj për të përdorur situatën në Ukrainë kundër Rusisë”.

/abcnews.al