Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se marrëdhëniet e vendit të tij me Kinën janë më të forta se kurrë, sipas The Guardian.
Ndërsa vendet perëndimore janë përpjekur të izolojnë Rusinë duke i vendosur sanksione të ashpra, Kina ka refuzuar të dënojë pushtimin rus. Ajo ka vazhduar gjithashtu bashkëpunimet ekonomike dhe tregtare me Rusinë.
Rusia ka shpresuar të krijojë një front të unifikuar lindor duke ruajtur marrëdhënie të ngushta me Kinën. Megjithatë, Kina aktualisht po kalon probleme ekonomike dhe ekspertët kanë sugjeruar se duhet të mendohet dy herë përpara se të mbështesë Rusinë.
/abcnews.al