Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka konfirmuar se në Rusi nuk ka ushtarë ukrainas.
Deklarata e Lavrovit vjen direkt pasi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha nga Moska se asnjë argument nuk mund të ndryshojë faktin se në Rusi nuk ka trupa ukrainas.
“Kjo është e vërtetë, unë e konfirmoj këtë,” tha ministri i Jashtëm.
Ndër të tjera Guterres pohoi se Mariupoli i rrethuar nga ushtria ruse është në krizë, duke thënë se OKB-ja është gati të mobilizojë burimet e saj në terren për të ndihmuar Mariupolin.
Gjatë një konferencë për shtyp pas takimit, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se mezi pret të punojë së bashku me OKB-në dhe Kryqin e Kuq për hapjen e korridoreve humanitare në Ukrainë, shkruan BBC.
Lexo edhe: Evakuimi i civilëve, Lavrov: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me OKB-në dhe Kryqin e Kuq
Gjatë bisedimeve, ai dhe Guterres folën për të ardhmen e OKB-së në përgjithësi dhe partneritetet e mundshme. Lavrov tha se OKB-ja është krijuar për të garantuar sovranitetin e shteteve anëtare.
Ndërkohë nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se erdhi në Moskë si një “lajmëtar i paqes” për të “shpëtuar jetë dhe për ti dhënë fund vuajtjeve”.
Guterres tha gjithashtu se diskutimet midis palëve ishin të sinqerta dhe është e qartë se të dy kanë qëndrime të ndryshme për atë që po ndodh në Ukrainë.
Antonio Guterres theksoi se OKB-ja është “gati të mobilizojë” burimet e saj logjistike në qytet. Diçka e tillë do të mundësonte evakuimin e sigurt të civilëve që duan të largohen nga qyteti dhe dërgimin e ndihmës humanitare që është kërkuar.
/abcnews.al/