Lavrov: Furnizimi i Ukrainës me avionë F-16 do të përshkallëzonte konfliktin

schedule09:59 - 6 Qershor, 2023

schedule 09:59 - 6 Qershor, 2023

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se avionët luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA, mund të mbajnë armë bërthamore dhe parajamëroi se nëse Ukraina furnizionet me armatim të tillë, do ta përshkallëzojë më tej konfliktin.

“Duhet të kemi parasysh se një nga modifikimet e F-16 mund të ‘strehojë’ armë bërthamore,” tha Lavrov në një fjalim në një bazë ushtarake në Dushanbe në Taxhikistan, shkruan Reuters.

“Nëse ata nuk e kuptojnë këtë, atëherë ata janë të pavlefshëm si strategë dhe planifikues ushtarakë”, shtoi ai.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka apeluar prej kohësh për avionët F-16, duke thënë se do të ishte një sinjal i sigurt nga bota se pushtimi i Rusisë do të përfundonte me disfatë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!