Ministri i Jashtëm i Rusisë ka thënë se “çdo vend që respekton veten” duhet të shmangë kontaktet me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy pas sulmit të me dron në Kremlin.
“Sa i përket sulmit terrorist mbi Kremlinin dhe mbi rezidencën e liderit të shtetit, ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë. Mendoj se nuk duhet të presim më incidente dhe provokime,” tha Sergei Lavrov.
“Ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm të përballemi me pasojat e përpjekjeve të SHBA për të furnizuar Ukrainën me armë. Mendoj se të gjithë e kuptojnë se ajo që po ndodh është gjeopolitike.
Pa zgjidhur problemin kyç gjeopolitik, që është dëshira e Perëndimit për të ruajtur hegjemoninë dhe për të diktuar vullnetin e tij mbi të gjithë, pa zgjidhur këtë, asnjë krizë nuk do të zgjidhet asnjëherë dhe në asnjë vend,” theksoi ai.
/abcnews.al

