Lavrov bën thirrje që të parandalohet përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme

schedule20:18 - 1 Gusht, 2024

schedule 20:18 - 1 Gusht, 2024

 Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm në detyrë të Iranit, Ali Bagheri Khani, u bëri thirrje të gjitha palëve pa përjashtim që ndërhyjnë në situatën në Rripin e Gazës dhe Lindjen e Mesme për të shmangur veprimet që mund të çojnë në destabilizimin e mëtejshëm të situatës.

“Lavrov u bëri thirrje të gjitha palëve, pa përjashtim, që ndikojnë në situatën në Rripin e Gazës dhe Lindjen e Mesme në tërësi, të parandalojnë veprimet që mund të çojnë në destabilizimin e mëtejshëm të situatës dhe të çojnë në viktima të reja në mesin e popullatës civile.” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.

Siç thuhet në njoftimin e ministrisë, të dyja palët dënuan vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran dhe theksuan “pasojat jashtëzakonisht të rrezikshme të veprimeve të tilla”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!