Moska e sheh si një prioritet kryesor që palët në zonën e konfliktit palestinezo-izraelit të ndalojnë luftimet.
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, shkruan Tass.
“Ne e konsiderojmë të nevojshme marrjen e masave urgjente për të arritur një armëpushim të menjëhershëm, hapjen e korridoreve humanitare për të shmangur viktima të reja dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme për civilët e prekur,” deklartoi ai në një konferencë për shtyp, pas bisedimeve me homologun e tij kuvajtian, Salem Abdullah al-Jaber al Sabah.
Lavrov vuri në dukje se Rusia bën thirrje për intensifikimin e përpjekjeve për të krijuar kushte për të rifilluar menjëherë procesin e negociatave midis Izraelit dhe Palestinës.
“Është e qartë se është e vështirë për ta bërë këtë për momentin, por sapo të arrijmë një armëpushim, është e nevojshme të kthehemi në rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta për krijimin e një shteti palestinez, siç përcaktohet nga vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, brenda kufijtë e vitit 1967, të cilët do të bashkëjetonin në paqe dhe siguri me Izraelin”, theksoi kryediplomati./abcnews.al