Lavrov: Anëtarësimi i Emirateve të Bashkuara Arabe në grupimin BRICS, forcon lidhjet me Rusinë

schedule14:28 - 1 Shtator, 2023

schedule 14:28 - 1 Shtator, 2023

“Ftesa e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për t’iu bashkuar geupimit BRICS  ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut do të ketë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet e atij vendi me Rusinë dhe anëtarët e tjerë të organizatës”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, shkruan Tass.

“Ky do të jetë një ndikim shumë pozitiv, si në lidhjet tona dypalëshe dhe marrëdhëniet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtarëve të tjerë të familjes BRICS,” tha ai në një takim me studentët dhe fakultetin e Institutit Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Lavrov vuri në dukje se në vitin 2022, Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë partneri kryesor tregtar i Rusisë në botën arabe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!