Lavezzi si Icardi, i rrëmben gruan shokut të ngushtë

schedule23:19 - 6 Janar, 2022

schedule 23:19 - 6 Janar, 2022

Ezequiel Lavezzi, sërish në qendër të thashethemeve pikante në Argjentinë. Ish-sulmuesi i Napolit dhe PSG rrezikon të humbasë disa prona për shkak të betejës në gjyq me ish-partneren Yanina Screpante.

Ndërkohë, gazetarët argjentinas kanë zbardhur disa sekrete të papublikuara për marrëdhënien mes ish-futbollistit dhe të dashurës së re, modeles Natalia Borges. Mesa duket kjo e fundit ka qenë e fejuar me një nga miqtë më të mirë të Lavezzi, kur ra në dashuri me “Pocho”.

“Lavezzi dhe Natalia u takuan për herë të parë në Ibiza, gjatë një darke prej katër personash. Ajo ishte u fejuar me Lorenzo, një mik i ngushtë i ish-futbollistit”, – tha gazetari Guido Zaffora në programin televiziv “Es por hay”.

“Borges ra në dashuri dhe Lorenzo mbeti vetëm, i braktisur”, – shtoi ai, duke e krahasuar historinë me trekëndëshin e famshëm të dashurisë Mauro Icardi-Wanda Nara-Maxi Lopez.

Lavezzi e ka “ngrënë pas krahëve” shokun e tij të ngushtë, njësoj sikurse bëri dikur Icardi me Maxi Lopez, të cilit i rrëmbeu gruan (Wanda Nara), edhe pse ishin shokë për kokë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!