Laver Alla, arbitri hero që ndihmoi në shpëtimin e të prekurve nga tërmeti

schedule17:51 - 29 Nëntor, 2019

schedule 17:51 - 29 Nëntor, 2019

Ditët e fundit, kanë qenë me të vërtetë tragjike për popullin shqiptar dhe për vendin tonë, që është tronditur nga shumë tërmete të forta, të cilët kanë marrë dhe jetë njerëzish. Ndihmat kanë qenë të shumta, me forca policore, zjarrfikëse dhe kërkim-shpëtimi nga shumë shtete të Europës.

Edhe pse ndihmat kanë qenë të shumta nga shtetet tjera, momentet e para pas tërmetit, kanë qenë shqiptarët ata që kanë reaguar menjëherë. Ndër tyre, dhe arbitri i Kategorisë Superiore, Laver Alla.

33-vjeçari nga Lushnja është dhe zjarrfikës në profesionin e tij dhe ka qenë ndër të parët që ka dalë në terren, me mision shpëtimin e sa më shumë jetëve. Arbitri shqiptar, bëhet shembull për të gjithë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!