Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lavazhin e përdornin për të shpërndarë drogë/ Tiranë, tre persona të arrestuar

schedule14:49 - 2 Nëntor, 2025

schedule 14:49 - 2 Nëntor, 2025

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në një lavazh në rrugën “Konferenca e Pezës” shpërndaheshin lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Bashkëpunimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
-D. Ç(S)., 30 vjeç, dhe A. Ç, 38 vjeç, vëllezër, të cilët kishin marrë me qira lavazhin dhe M. Z., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 vëllëzerit dhe nuk e kallëzoi atë.

Gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit që 2 vëllëzërit kishin marrë me qira dhe në 2 automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën lëndë narkotike e dyshuar kanabisi, një sasi kokaine, një armë sportive, një paisje për bllokimin e valëve, 3 aparate celular, 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!