Barcelona ka fituar ditën e djeshme fitoren e titullit të La Ligës dhe gjithashtu mendjen e ka te rikthimi i mundshëm i Leo Messit.
Sulmuesi i Interit dhe shok skuadre me Messin te Argjentina, Lautaro Martinez, ka zbuluar se ka komunikuar së fundmi me “pleshtin” dhe ka theksuar se e ka këshilluar të rikthehet te Barcelona.
“Leo është ende në Paris, i përfshirë në situata të pakëndshme, kohët e fundit i kemi dërguar mesazhe njëri-tjetrit. Biseda ka qenë e dashur dhe e këndshme, ne njihemi prej shumë vitesh.
Ai është lojtari më i mirë në botë dhe çdo trajner do ta donte, por me gjithë respektin e duhur, kalim në Arabinë Saudite? Barcelona është Barcelona dhe Barça është shtëpia e tij”, ka thënë Lautaro./h.ll/abcnews.al