Lautaro Martinez fiksimi për sulmin, Interi duhet të trembet që tani

schedule09:56 - 12 Shkurt, 2020

schedule 09:56 - 12 Shkurt, 2020

Interi ka nisur nga puna për të rinovuar kontratën me Lautaro Martinez, i cili ka një klauzolë që shkon në rreth 100 milion euro. Zikaltrit synojnë ta rritin atë shifër dhe ta kthejnë lojtarin në të pashitshëm. Gjithsesi nuk do të jetë e lehtë diçka e tillë, pasi disa klube “big” interesohen për të.

Barcelona është klubi më i interesuar për Lautaro Martinez, madje në Spanjë raportohet se klubi “blaugrana” nuk ndërhyri në merkato gjatë janarit, për të tentuar pikërisht argjentinasin në verë. Dëmtimi i Suarez dhe Dembele ka bërë që stafi teknik të gjejë zgjidhje të tjera për lojtarin e sulmit.

Mundo Deportivo raporton se Barcelona e shikon Martinez si lojtarin e duhur për sulmin dhe në verë do të hidhet në sulm për ta transferuar nga Interi. Ndërkohë edhe emri i Neymar mbetet ende në listën e dëshirave të katalanasve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!