Lautaro “makthi” i Milanit, me të Inzaghi synon të arrijë pesë derbi të fituar radhazi

schedule09:31 - 14 Shtator, 2023

schedule 09:31 - 14 Shtator, 2023

Një pankinë me bollëk dhe mundësi të ndryshme, të lojtarëve dhe taktikave, janë mundësi të mira në dispozicion të Simone Inzaghit, por askush nuk e prek Lautaro Martinez.

Kapiteni i Interit është një nga të paprekshmit në skuadër dhe aq më tepër në derbi ku sulmuesi argjentinas, sa herë ka shënuar, skuadra ka fituar. Deri më tani ka ndodhur gjashtë herë, tre prej të cilave në ligë. Në total, Lautaro ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë 1 asist në 14 derbi të luajtura, 9 fitore, 3 humbje dhe 2 barazime. Përpara tij, mes golashënuesve më të mirë zikaltër kundër Milani, janë vetëm Giusseppe Meazza me 12 gola dhe Istvan Nyers me 11.

Interi ka fituar derbit e fundit të Milanos. 3-0 më 18 janar në Superkupën e Italisë, 1-0 më 5 shkurt në Serie A, 2-0 më 10 maj në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League dhe në të kthimit gjashtë ditë më vonë me rezultatin 1-0.

Inter dhe Inzaghi tashmë synojnë rekordin, të fitojnë ditën e shtunë derbin e pestë të Milanos radhazi./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!