Lautaro: Isha afër Barcelonës, sa mirë që nuk ika. Reali? I refuzova dy herë

schedule20:20 - 6 Maj, 2021

schedule 20:20 - 6 Maj, 2021

Emri i Lautaro Martinez është lidhur disa herë me Barcelonën. Klubi katalanas tentoi gjatë sulmuesin e Interit, por akordi final nuk u arrit për shkak të probleme ekonomike të spanjollëve. Në një prononcim për ESPN Argentina, Lautaro prek disa tema.

Sivjet ka shënuar 15 gola (dhe 8 asiste) në Serie A, duke ndihmuar Interin të fitojë titullin kampion katër javë përpara fundit të sezonit. Lojtari pranon faktin që ishte afër Barcelonës, teksa zbulon edhe interesimin që mori nga Real Madrid vite më parë.

Isha shumë afër Barcelonës, bisedova edhe me Leo Messin. Ai më pyeti se si po shkonin negociatat, asgjë më shumë. Sigurisht që do të ishte një shans i madh për mua transferimi në ‘Camp Nou’, por ata kishin probleme ekonomike, akordi nuk u arrit dhe qëndrova tek Interi.

Rezultoi të ishte zgjedhja e duhur, pasi fitova titullin kampion në Itali. Është diçka e jashtëzakonshme të shpallesh kampion me këtë klub kaq të rëndësishëm. Reali Madrid? Ata u interesuan për mua në dy raste kur isha pjesë e të rinjve të Racing.

Doja të bëja emër në Argjentinë dhe bëra hapin e madh drejt Evropës kur isha gati. Ka 5-6 skuadra që sot janë ndër më të mirat në botë, është normale të ndihesh krenar kur emri yt lidhet me ta, por unë i përqendruar totalisht tek Interi. Ëndërroj të kthehem një ditë te Racing.

Tifozët atje janë të çmendur dhe shumë të zjarrtë, ngjajnë shumë me tifozët e Interit. Milito? Kam mësuar shumë prej tij“, deklaron sulmuesi argjentinas, teksa nuk mungon një koment për Romelu Lukakun, kolegun e repartit në skuadrën zikaltër.

Më pëlqen shumë mënyra se si luan Romelu, ndihemi për mrekulli me njëri-tjetrin në fushë. Mos të harrojmë që ai është edhe një person i shkëlqyer“, përfundoi 23-vjeçari latin, i cili është afër rinovimit të kontratës me Interin. /abcnews.al