Lautaro Martinez, sulmuesi argjentinas i Interit, është përfolur shumë për një kalim te Barcelona. Katalanasit gjithsesi nuk e paguan shumën prej 111 milion eurosh, që e mundësonte këtë transferim. Këto zëra kanë pasur ndikimin e vete në syrin e publikut, por i riu thekson se bën maksimumin për Interin.
“Jam një djalë që gjithmonë lufton, për objektivat personalë, ato të ekipit dhe për lumturinë e tifozëve. Gjithmonë përpiqem të jap 110 për qind për këtë klub, për këta njerëz që e dashurojnë Interin dhe fanellën zikaltër”, është shprehur Lautaro në “Matchday Programme”.
Autori i 13 golave dhe 5 asisteve tregon se si e ka ndihmuar Conte të rritet: “Trajneri Conte më ka dhënë besim. Është diçka e rëndësishme dhe madje thelbësore, pasi ai ka punuar shumë në aspektin mendor me çdo futbollist. E vlerësoj shumë diçka të tillë, pasi çdo ditë ne rritemi edhe më shumë”. /abcnews.al