Laura shpërthen në lot: Mikele nuk ka të njëjtin respekt për mua

schedule19:40 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 19:40 - 21 Dhjetor, 2021

Ditën e dytë të javës së parafundit në Dance Reality Show “T’ka mami yll” janë krijuar shumë debate. Gjithçka ka nisur me eliminimet e së shtunës, derisa Laura ka debatuar me Mikelen. Ajo ka shpërthyer në lot, duke u shprehur se ka ngelur shumë e zhgënjyer nga kjo situatë.

“Nuk është fare e drejtë sepse unë Mikele që kur kam hyrë këtu të kam thënë ‘Ti do fitosh’. Ndërsa ti ke tre javë rresht që më thua: ‘Ti do eliminohesh’, kur të ka pyetur profesor Albi. Ti nuk ke të njëjtin respekt që unë kam për ty”, tha Luara.

Fjala e saj u mbështet nga disa mama, si ajo e Lusit apo edhe ajo e Aurorës, e cila tha se dhe e bija ka kaluar një situatë të tillë me Mikelen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!