“Mall”, është hiti më i ri që këngëtarja Orgesa Zaimi sjell për publikun.
Në studion e ABC e Mëngjesit, Zaimi rrëfeu emocionet e këngës, nga bisedat me Rexhepagiq e Barakun deri te puna për videoklipin.
“Kënga më ka pëlqyer shumë, vërtet ka dy vite që më është dhënë nga Armendi dhe Aida. E kisha menduar ta publikoja pas 10 vitesh, por nuk durova dot dhe thash do e nxjerr videon.
Kemi xhiruar te Liqeni Artificial, ishte një eksperiencë shumë e bukur. Ndërsa hipja në varkë, thash ‘amanet fëmijët’ nuk e dija ku po shkoja. Isha drejt të panjohurës. Ishte pak e frikshme, se isha me varkë, emocionet ishin të mëdha.
Koncepti për veshjen ishte i thjeshtë. Ishte një punë e mrekullueshme për klipin, koncepti ishte për të sjellë kur të merr malli në qetësi por edhe në zhurmë.
Do të doja shumë që njerëzit të ndjejnë këtë lloj emocioni. Më është dashur që këto dy vite kënga të flejë brenda meje. Doja që këtë këngë ta nxirrja të pastër, të mirë, është një melodi që të mbetet.” -thotë ajo./abcnews.al

